Shkencëtarët zbulojnë pse vera e kuqe shkakton dhimbje koke edhe në sasi të vogla

20 Nëntor 2023 | 17:49

Shkencëtarët në Universitetin e Kalifornisë, në San Francisko, besojnë se kanë gjetur një shpjegim përse edhe sasitë e vogla të verës së kuqe mund të shkaktojnë dhimbje koke.

Studiuesit amerikanë raportuan se dhimbja e kokës shkaktohet nga flavonoidet fenolike, përbërës që gjenden në farat dhe membranën e kokrrave të rrushit që i japin ngjyrë dhe shije verës së kuqe. Nivelet e flavonoideve mund të jenë dhjetë për qind më të larta në verërat e kuqe sesa të bardha, zbulon hulumtimi.

Gjatë pirjes së verës, alkooli metabolizohet në dy hapa – i pari është ndryshimi i alkoolit në formën e etanolit në acetaldehid, ndërsa i dyti shndërron acetaldehidin në acetat.

Një nga studiuesit, profesor Andrew Waterhouse, kreu një studim laboratorik të disa përbërësve të gjetur në verën e kuqe.

Një prej tyre është flanavol kuercetina, e cila gjendet ekskluzivisht në verën e kuqe. Në trup, ai shndërrohet në glukuronid kuercetin (një përbërës glikozidik i acidit glukuronik) i cili është përgjegjës për akumulimin e acetaldehidit toksik në trup dhe shkakton dhimbje koke, nauze dhe djersitje.

Shkencëtarët shpresojnë që së shpejti të jenë në gjendje të testojnë teorinë në një studim klinik të fokusuar në atë se si verërat e kuqe me nivele të ndryshme të kuercetinës ndikojnë në shfaqjen e dhimbjeve të kokës, ose te individët më të ndjeshëm, migrenës. Rrezet e diellit, besojnë studiuesit, rrisin nivelet e kuercetinës në rrush dhe frutat që rriten të ekspozuara ndaj diellit kanë nivele pesë herë më të larta të substancës në krahasim me rrushin e tjerë.

“Mund të jetë shumë e dobishme për njerëzit që konsumojnë verë të kuqe të jenë në gjendje të zgjedhin një verë që nuk shkakton dhimbje koke. Gjithashtu, hulumtimi ynë mund të jetë i dobishëm për prodhuesit e verës në reduktimin e kuercetinës në rrushin e tyre”, tha Maurice Levin, drejtor i qendrës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026