“10 bileta nga 400 euro”, gazetari: Janë shitur nga 20 herë, por nuk ka falsifikim

20 Nëntor 2023 | 21:42

Gazetari Tami Kona është shprehur se nuk ka falsifikim të biletave të Kombëtares, por shitje të tyre disa herë, nga personi fillestar që i blen nga FSHF.

Komentet ai i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se një biletë është shitur deri në 20 herë dhe vetëm njëri prej atyre që e ka blerë mund të futet në stadium.

Sipas Konas, këto gjëra ndodhin edhe në vende të tjera, ku përmendi rastet e Polonisë e Çekisë, që sipas tij, një person shiti 10 bileta me nga 400 euro.

“Ne kemi të bëjmë me një biletë që ka një bërkod. Sigurisht që ajo po u shit dhjetë herë fallco është. Ai personi 100 % ja ka shitur 20 vetave. Nga këta vetëm njëri do të hyjë. Bileta është elektronike, nuk ka nevojë të falsifikohet. Barkodin e ka. Bileta është me PDF. Mënyra sesi i shpërndan Federata është e rregullt.

Ti e merr edhe e shet 20 herë. Ti nuk mendon se ai që do e marrë do të bëjë një denoncim. Ajo është në PDF, ti klikon dhe hapet bileta. Unë këtë biletë e shes 10 herë dhe nga këta 10 persona vetëm njëri do të futet në stadium. Gjithë problematika është e atyre që blejnë. Ata që vijnë nga Kosova duhet të jenë shumë të kujdesshëm.

Kemi shkuar në Bundesligë, kemi parë ndeshje atje, por kur kemi marrë bileta, i kemi marrë në njerëz që kanë njëfarë besueshmërie. Me çekët dhe Polakët kanë ndodhur shumë, disa u arrestuan. Njëri kishte shitur 10 bileta nga 400 euro”, është shprehur Kona.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta

Në ditën e pestë të protestës, organizatorët kanë prezantuar pankartën zyrtare të tubimit, ku shfaqet edhe adresa e faqes së tyre informuese, “ShqiperiaNukShitet.com”. Mesazhi i...
19:03 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026