Komisionerja e BE-së mesazh partive: Të marrin përgjegjësi për integritetin e kandidatëve në zgjedhje

20 Shkurt 2021 | 11:47

Komisionerja e Bashkimi Europian për Punët e Brendshme, Ylva Johansson deklaroi gjatë konferencës së përbashkët me kryenegociatorin Zef Mazi se partitë politike duhet të marrin përgjegjësitë e tyre për integritetin e kandidatëve për zgjedhjet e 25 Prillit.

Problemi me kërkesat e pabazuar për azil në disa shtete anëtare të BE. Ky është një shqetësim edhe I kryeministrit Edi Rama. Është e rëndësishme që të vazhdohen reformat në këtë fushë të drejtësisë dhe çështjes së brendshme për sundimin e ligjit.Kjo është situatë tashmë kur Shqipëria po i afrohet zgjedhjeve dhe partitë duhet të marrin përgjegjësitë për integritetin e kandidatëve në lista”, u shpreh zonja Johansson.

Ndërsa kryenegociatori Mazi tha se Shqipëria është në prag të çeljes se negociatave.

Ndërkohë, ai zbardhi edhe bisedat mes kryeministrit Edi Rama dhe komisioneres. 

“Shqipëria është në prag të anëtarësimit në BE. Çështjet që diskutuan kryeministri me komisioneren kanë ndikim në përparim tonë përpara. Kryeministri dhe komisonerja ranë dakord se bashkëpunimi i ngushtë mes Shqipërisë dhe BE, bazohet jo vetëm tek vlerat e përbashkëta që ndajnë, por te interesi ynë i ndërsjelltë, për më shumë siguri për qytetarët tanë. Kryeministri evidentoi listën e gjatë të arritjeve të shënuara nga autoritetet tona. U prekën aspekte të rëndësishme, bashkëpunim policor, me agjencitë ligjzbatuese të BE, çështjet e kontrollit ndërkufitar dhe çështjet e emigracionit”, tha Mazi.

Thirrjen për kandidatët për zgjedhjet e 25 prillit e ka bërë më herët  edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim.

Kjo e fundit u ka theksuar liderëve politikë që të mos vendosin në lista persona me probleme me ligjin.

Lexoni gjithashtu:

Basha premton nisjen e bisedimeve me BE-në gjatë takimit me Komisioneren Johansson

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026