Divorcohet Kim Kardashian, ndahet çifti i famshëm, kujdestari e përbashkët për katër fëmijët
Sipas zëdhënëses së një gjykate në Los Angeles, Kim Kardashian ka nisur procesin e divorcit nga bashkëshorti i saj, rreperi Kanye West pas gati shtatë viteve martesë.
Lajmi është konfirmuar dhe nga vetë përfaqësuesit zyrtarë të Kim Kardashian, të cilët kanë theksuar që ndarja ka qenë miqësore dhe që vetë ajo ka kërkuar për një kujdestari të përbashkët të katër fëmijëve të tyre.
Përfaqësuesit e Kanye West, pavarësisht interesit të mediave, nuk kanë preferuar që të komentojnë në lidhje me këtë lajm.
Kërkesa për divorc vjen pas zërave prej muajsh tashmë që marrëdhënia midis të dyve ishte në krizë.
Kardashian, e cila u bë e famshme nga serialet televizive të llojit reality, u martua me West në maj të vitit 2014, duke u bërë një nga çiftet më të famshme në Hollywood.
Marrëdhënia midis çiftit pësoi krisje për shkak të çrregullimit bipolar të West, krijimit të partisë ‘Birthday Party’ dhe kandidimit të tij për President të Shteteve të Bashkuara, ku ai arriti të fitonte rreth 60 000 vota nga 160 milionë votues amerikanë.
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
Alarmi shëndetësor i studimit: Fibroza e mëlçisë prek në heshtje mijëra evropianë
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona