Eksperti: Ka forca të shtuara serbe dhe sisteme kundërajrore në kufij me Kosovën

21 Nëntor 2023 | 19:54

Eksperti i Sigurisë, Bedri Elezi, është shprehur se në kufij me Kosovën janë vendosur forca të shtuara serbe dhe sisteme kundërajrore me rreze të gjatë.

Komentet Elezi i bëri në një lidhje në Euroneës Albania, ku tha se diçka të tillë e pohoi edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg, në Beograd.

Ai tha gjithashtu se shefi i NATO-s kërkoi nga qeveria në Kosovë që të mbajë zotimet lidhur me zgjedhjet lokale në Veri.

“Në takimet në Prishtinë sekretari i NATO-s ka thënë se për arsye sigurie Prishtina duhet të vijë drejt zbatimit të zotimeve për datën e zgjedhjeve lokale. Kjo pasi serbët lokalë janë shprehur se nuk do të presin nga Prishtina për zgjedhjet.

Nga ana tjetër, shefi i NATO-s në Beograd pranoi se ka forca ushtarake serbe afër kufirit. Po ashtu tha se pjestarë të forcave të sigurisë së Kosovës nuk janë të nevojshme në kufij përsa i përket sigurisë.

Pra pranoi që Serbia ka forca të saj në kufij dhe që janë të papranueshme. Ky është shqetësimi kryesor i NATO-s, sepse në vijën kufijtare me Kosovën nuk kemi të bëjmë vetëm me forca ushtarake të shtuara, por edhe me sisteme kundër-ajrore me rreze të gjata”, është shprehur Elezi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

​Në Paris prezantohet vizioni i Kosovës për Lojërat Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, në kuadër të konferencës...
10:56 | 01/07/2026

Aksion i gjerë i Prokurorisë Speciale dhe Policisë në Kosovë, bastisen disa objekte, dyshime për pastrim parash

Prokuroria Speciale bashkë me Policinë e Kosovës po zhvillojnë një aksion të gjerë, në kuadër të të cilit janë bastisur disa lokacione.   Sipas raportimeve...
10:40 | 01/07/2026

Radoiçiç mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë në 2023, Vuçiç: Ai nuk është kriminel, Kosova shkaktare

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Millan Radoiçiç, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të...
08:42 | 30/06/2026