Bled Koka: Operacionet dekonspirohen, bosët e bandave nuk arrestohen

21 Nëntor 2023 | 22:59

Gazetari Bledian Koka është shprehur se bosët e vërtetë të krimit të organizuar nuk arrestohen.

Komentet Koka i bëri në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku foli për 11 urdhër-arrestet e SPAK të ditës së djeshme.

Ai shtoi se operacionet ndërkombëtare për arrestimin e “kokave” të narkotrafikut, dekonspirohen.

“Ata që janë realisht bosët e bandave, që kërkohen nga drejtësia ndërkombëtare, janë në kërkim. Ka pasur dyshime që operacionet ndërkombëtare përfundojnë në dekonspirim. Praktikisht këta njerëz sot, Euroxhast dhe Europol ka sjellë të gjitha të dhënat ku i kanë pasuritë. Dhe nuk i sekuestohen direkt, por u jepet kohë. Kur vjen puna pë rata që janë bërthama e problemit, ata janë në arrati. Euroxhastit i intereson që ti sekuestrohen pasuritë Ervin Matit. Vendi është kthyer në lavatriçe të madhe të pastrimit të parave”, është shprehur Koka.

LEXONI GJITHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026