Berisha dhe Malltezi kundërshtojnë masat e sigurimit, Apeli regjistron ankimimin

15 Nëntor 2023 | 13:18

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka regjistruar ankimimin e bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

Ata kanë dorëzuar një ankimimim për vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë për korrupsion dhe krimin e organizuar, për marrjen e masave të sigurisë kundrejt tyre.

Seanca gjyqësore jopublike në Apelin e GJKKO është caktuar për më datë 20.11.2023, ora 09:00, ku gjyqtare do të jetë Iliriana Olldashi

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më 14.11.2023, regjistroi çështjen penale nr. 56 akti, datë 14.11.2023 regjistrimi, mbi ankimin e personave nën hetim S.B. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 112, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal.

Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtarja Iliriana Olldashi.

Seanca gjyqësore jopublike është caktuar për më datë 20.11.2023, ora 09:00”,-thuhet në komunikimin për mediat.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026