Apeli i GJKKO liroi Malltezin, SPAK bën “lëvizjen e radhës”
Një ditë pasi Apeli i Posaçëm vendosi të ndryshojë masën e siguri për Jamarbër Malltezin, nga “Arrest në burg” në “Arrest shtëpie”, Prokuroria e Posaçme paralajmëron rekurs në Gjykatën e Lartë.
SPAK ka qenë kundër ndryshimit të masës duke artikuluar edhe në Apel se i qëndronin kërkesës së miratuar në Shkallën e Parë.
Malltezi akuzohet për “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash”. Burime pranë SPAK thonë se brenda afatit të paracaktuar do t’i drejtohen shkallës së tretë të gjyqësorit me ankim ndaj vendimit të Apelit.
Paralelisht në Gjykatën e Lartë pritet të ketë dy rekurse për këtë çështje, pasi edhe mbrojtja e Malltezit do të depozitojë një të tillë duke kundërshtuar masën e “Arrestit në shtëpi”, me argumentin se hetimet mund të vijojnë në gjendje të lirë.
Rekurs ka paralajmeruar edhe avokati i Berishës, Genc Gjokutaj pasi Apeli i GJKKO la ne fuqi masat “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim dalje jashtë shtetit”.
Berisha dhe dhëndri i tij akuzohen nga SPAK në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani, pas kallëzimit të bërë në vitin 2020 nga ministri i Brendshëm Taulant Balla.
Malltezi u arrestua në Rinas më 21 tetor me urdhër të SPAK. Mbi të rëndojnë akuzat për “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash”.
Ish-kryeministrit i është ndaluar dalja jashtë shtetit dhe mbi të është ngritur akuza e korrupsionit pasiv kryer në bashkëpunim.
LEXONI GJITHASHTU:
Kanosi taksistin dhe i vodhi paratë, shoqërohet në polici autori
Gjendet një trup i dekompozuar në zonën malore mes Tiranës dhe Elbasanit, dyshohet të jetë i Eglant Koçit
“Metamorfoza”, GJKKO dënon me 6 vite burg biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe me 5 vite ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj
- 16:21 Kush është negociatori që do të udhëheqë Iranin në fazën tjetër të bisedimeve me SHBA-në?
- 16:13 Kanosi taksistin dhe i vodhi paratë, shoqërohet në polici autori
- 16:12 Ministri polak i Mbrojtjes: Pentagoni i hapur ndaj ofertës së Polonisë për të strehuar një bazë të përhershme amerikane
- 16:09 Mashtrimet financiare që e çuan Shqipërinë në prag të luftës së ’97, drama e skemave piramidale në podcastin e Financial Times
- 16:07 Vijojnë sulmet izraelite me dronë në jug të Libanit, 3 viktima
- 16:06 Sanksionet ndaj Rusisë, Bullgaria vendos “vijën e kuqe”: Nuk lejojmë dëmtimin e ekonomisë sonë