A do të kërkojë Shqipëria anëtarësimin e Kosovës në NATO? Përgjigjet Rama

22 Nëntor 2023 | 12:42

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e përbashkët në Shkup me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg dhe liderët e rajonit. Ai theksoi se Shqipëria është e bindur që Kosova duhet të ndihmohet që të përshpejtojë integrimin e saj në NATO.

Ai falënderoi presidentin kroat që i ka bërë jehonë këtij qëndrimi në çdo tryezë të përbashkët të NATO-s, ndërsa theksoi se është absurde që Kosova të pengohet në këtë proces ndërkohë që gjithë NATO është jo vetëm më e vëmendshme ndaj Kosovës, por më e angazhuar gjithashtu.

“Kahja euroatlantike e Kosovës është jashtë çdo diskutimi, ndërsa hezitimi për ta njohur nga vendet e BE-së dhe NATO-s janë jehonë e një të shkuare që është gjithnjë e më pak relevante me të tashmen që ka sjellë sfida dhe kërkon më tepër unitet dhe vështrim strategjik,” – u shpreh Rama.

Kryeministri tha se është e padiskutueshme që paqja mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet vetëm përmes dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.

Ndër të tjera Rama shprehu bindjen se do të ishte më mirë që formati i ardhshëm të zhvillohej dhe me praninë e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor që nuk janë anëtare të NATO-s, por që kanë marrëveshje në nivele të ndryshme të partneritetit.

“S’duhet harruar se paqja në rajon është e çmuar dhe pse me brishtësinë e vet. Forcimi është objektiv stërategjik i të gjithëve dhe të mos harrojmë që jemi rajon multietnik, multifetar dhe ndikimet negative të konflikteve s’janë të përjashtuara nga rajoni, kështu që të gjithë së bashku duhet të bëjmë çmos që mos të bëjmë hapa mbrapa. Kujtojmë që kemi një të shkuar me plagë, gjak dhe dhimbje. Nuk kemi qenë kurrë më mirë se sot, por nesër duhet të jemi shumë më mirë se sot nëse s’duam që e nesërmja të jetë e djeshmja,” – u shpreh kryeministri Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026