Bisedat në Sky Ecc/ Zbardhen nofkat nga “daja” te “ boli”,“transporter”, e “Kukësi”

22 Nëntor 2023 | 17:39

Euronews Albania ka siguruar një pjesë të dosjes së SPAK mbi operacionin e fundit që u finalizua me arrestimin e 4 personave dhe shpalljen në kërkim të 5 personave të tjerë.

Nga bisedat e transkiptuara në Sky rezulton se personat e akuzuar përdorin nofka të ndryshme madje në disa raste, disa prej tyre nuk janë identifikuar. Sipas hetimeve të SPAK ka rezultuar se ne këto biseda flitej për ngarkesa të mëdha kokaine nga 200 kg deri në 1 ton qe organizoheshin te niseshin nga Ekuadori, Brazili apo Kolumbia drejt Roterdamit ne Holandë ose Anversë në Belgjikë.

Krahas nofkave që SPAK ka arritur të identifikojë që i përkasin personave të arrestuar si “ daja”, “dajloki” , “transporter”, “boli”, “toni”, “Kukësi” rezultojnë në biseda dhe individë të paidentifikuar me nofkën “elb” ose “ elb nissan “.

Gjithashtu në biseda përmenden edhe persona me nofkat “ batman “, “ lambo “ , “beratsi”.

Nesër do te dalin para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë Erzen Breçani, Bujar Ajeti i njohur dhe me mbiemrin Germizi, Dedan Gjoni dhe Besmir Murtati.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026