Drejt normalitetit, Izraeli lë pas izolimin kombëtar, aktivitete specifike për ata që janë vaksinuar

22 Shkurt 2021 | 06:59

Izraeli lë pas edhe izolimin e tretë. Duke nisur nga e diela shteti hebre rihapi qendrat tregtare, dyqanet, palestrat duke i dhënë mundësi qytetarëve që ngadalë t’i rikthehen normalitetit.

“Shpresoj që izolimi të ketë përfunduar, por nuk e di nëse e gjithë bota do të jetë sërish njëlloj”,  u shpreh Kelly Creel.

Teksa disa vende janë rihapur për të gjithë,  të tjera aktivitete  janë të rezervuara vetëm për njerëzit me një “distinktiv të gjelbër”, që do të thotë për të gjithë ata që kanë marrë dozën e dytë të vaksinës prej të paktën një jave ose janë shëruar nga sëmundja.

Kryeministri Benjamin Netanyahu gjatë të shtunës në mbrëmje vizitoi një palestër në një rajon pranë Tel Aviv duke i ftuar izraelitet  me kartën jeshile të frekuentojnë vendet specifike e hapura për ata që janë vaksinuar.

Rreth tre milionë njerëz, ose një e treta e popullsisë së Izraelit ka marrë tashmë të dyja dozat e vaksinës Pfizer, duke regjistruar procesin më të shpejtë të  inokulimit në botë.

Pjesë e rihapjes së vendit janë edhe shkollat, nxënësit e sistemit fillor arsimor,  në qytetet  me nivele të ulëta të të infektuarve janë rikthyer në bankat e shkollës.

Lexoni gjithashtu:

Vaksinimi i të rinjve, Izraeli zgjeron procesin e vaksinimit, injektohen grupmosha 16-18 vjeç

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026