Samiti III i Diasporës, Rama: Nuk ka asgjë të paarritshme nëse bëhemi bashkë

23 Nëntor 2023 | 11:47

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij gjatë ditës së dytë të takimit të Samitit të Diasporës të mbajtur në Tiranë. Ai theksoi se bashkimi i tre njishave do të ishte një ogur i mirë duke iu referuar këtu Samitit III të diasporës, ndërsa kujtoi se ngjarja po ndodh në prag të 111-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

“Samiti është një udhëkryq ku bashkohen të gjithë pavarësisht bindjeve apo përkatësive politike përtyej të gjitha përkatësive krahinore dhe vendndodhjes së secilit, si shqiptarë që kanë diçka për të thënë, për të dhënë, për mënyrën se si duhet t’i qasemi sfidave të botës ku jetojmë që padiskutim ndikon vendet ku ne jemi dhe njëkohësish si të bashkojmë më mirë forcat për tja dalë në realizimin e ambicieve dhe objektivave të përbashkëta,” – u shpreh Rama.

Ai theksoi se bashkimi bën që asnjë ëndërr të mos jetë e pamundur duke kujtuar këtu disa nga emrat më të mëdhenj shqiptarë që kanë bërë bujë në arenën ndërkombëtare si: Mira Murati, Mira Mezini, Dua Lipa, Anri Sala, Altin Kadare, Ermonela Jaho, Rita Ora, Igli Tare apo Lorik Cana.

“Kta janë ata që njohim, por sa janë të panjohurit që kanë bërë të mundur atë që sipas mundësive mund të ketë qenë e pamundur. Suksesi i shqiptarëve në diasporë ka treguar se asnjë ëndërr sado e madhe, kur njerëzit e shohin me sy hapur, nuk është e paarritshme,” – u shpreh Rama.

Sipas kryeministrit suksesi do të arrihet vetëm nëse jemi të gatshëm ta synojmë dhe të paguajmë kostot e përpjekjes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton

Shqipëria gjendet në periferi të valës së të nxehtit që ka goditur Europën, por sërish temperaturat maksimale dhe minimale janë të larta për muajin në...
18:02 | 24/06/2026

Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor

Rrebeshe të forta shiu kanë përfshirë pasditen e së mërkurës qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, duke sjellë vështirësi të përkohshme në qarkullimin rrugor. Reshjet,...
16:47 | 24/06/2026

Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi

Një tufë dhish është goditur nga rrufeja në fshatin Spathar, në Njësinë Administrative Qendër të Librazhdit, në vendin e njohur si “Arrës”. Si pasojë e...
16:42 | 24/06/2026