Rama lë të hapur mundësinë për të shtyrë afatin e kartave të identitetit deri më 30 prill

22 Shkurt 2021 | 09:12

Kryeministri Edi Rama e ka lënë të hapur mundësinë për të shtyrë afatin e kartave të identitetit të skaduara deri më 30 prill, kërkesë kjo e opozitës.

Pas mbledhjes me drejtuesit e qarqeve në selinë rozë, kreu i qeverisë tha se nuk e kishte dëgjuar një propozim të tillë, por e konsideroi “me sens” dhe “të arsyeshëm”.

“Kur bëhet fjala për zgjedhjet, zgjedhjet janë të përbashkëta, rregullat janë bashkërisht dhe çdo propozim i arsyeshëm që secila palë bën dhe është në interes të procesi zgjedhor, është i mirëseardhur. Bën sens dhe do të trajtohet me seriozitetin e duhur që të gjitha palët të jenë të barabarta”, u shpreh kreu i qeverisë.

Opozita e Bashkuar, pas ditë më parë i dërgoi një letër ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryetarit të KQZ, Ilirian Celibashi dhe për dijeni ambasadorëve të ShBA, BE, OSBE, që të shtyhet afati i kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike deri me 30 prill 2021.

Lexoni gjithashtu:

Rama e konsideron koalicionin opozitar ”të papërtypshëm”, PS e vetme në zgjedhje

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026