Kosova shkarkoi trajnerin, cilët janë dy kandidatët për ta zëvendësuar

23 Nëntor 2023 | 13:52

2 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje në 6 sfida me dardanët, këto ishin statistikat e trajnerit Primoz Gliha në krye të skuadrës, por pa mundur të bindë drejtuesit e Federatës së Futbollit, me këta të fundit të cilët vendosën të ndërpresin bashkëpunimin. Tanimë përfaqësuesja ka mebtur pa trajner, ndërsa janë diskutuar disa emra për të marrë vendin e 56-vjecarit slloven.

Sipas asaj që mediat raportojnë, dy janë emrat që preferohen, Ilir Daja dhe Xhani De Biasi. I pari është aktualisht trajner i Ballkanit, ndërsa po korr sukses me ekipin nga Suhareka, teksa De Biasi sapo ka mbyllur aventurën me Azerbajxhanin, duke e pasur të pamundur ta kualifikojë drejt Euro 2024. Marrëveshja do të ishte më e lehtë me italianin, për faktin se nuk ka angazhime gjatë kësaj periudhe, ndërsa është një njohës i mirë i përfaqësueses së Kosovës, teksa më parë ka drejtuar kuqezinjtë, madje duke i kualifikuar në kampionatin evropian.

Sa i përket Ilir Dajës, konktrata e mban lidhur me skuadrën, por edhe Ballkani i cili vijon rrugëtimin në Ligë ne Konferencës, një project i nisur nga vetë tekniku kryeqytetas. Në këtë situatë, largimi do të ishte i pamundur, edhe pse duhet të presim deri në momentin, ku Federata e Futbollsit e Kosovës e ka një emër zyrtar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një shpjegim mbi të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”, duke iu referuar një analize të bërë nga ChatGPT....
22:30 | 24/07/2026

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026