‘Antibiotikët po përdoren pa kriter’- OBSH: 33 % e popullsisë i marrin pa recetë
Përdorimi pa kriter i antibiotikëve ka çuar në rritjen e rezistencës antimkrobike, duke bërë që OBSH ta fus këtë problematikë si një ndër 10 kërcënimet globale të shëndetit publik. Rreth 5 milion njerëz në një vit kanë humbur jetën si pasojë e rezistencës ndaj antibiotikëve. Në disa raste sipas OBSH janë mjekët ata që japin antibiotik edhe kur nuk është e nevojshme.
Janë ekspertët e OBSH ata që japin alarmin se antibiotikët po keqpërdoren.
Të dhënat e sondazhit së fundit të bërë prej tyre në 14 vende të Europës, tregojnë se 50 % e të anketuarve kanë përdorur antibiotik në 12 muajt e fundit.
Në 67% të rasteve ato janë dhënë nga mjeku, për ftohje, grip, dhimbje fyti dhe kollë, raste këto që sipas ekspertëve nuk duhen trajtuar me antibiotik pasi nuk bëjnë efekt.
Por kjo është vetëm njëra anë e medaljes, pasi ekspertët zbuluan se 1\3 e popullsisë në 14 vende të Rajonit Europian konsumon antibiotikë pa recetë mjekësore.
Në disa vende, kjo shifër kalon mbi 40%. Nga ana tjetër, i njëjti sondazh i kryer në të gjithë BE-në në vitin 2022 zbuloi se vetëm 8% e të anketuarve kishin konsumuar antibiotikë pa recetë.
Edhe më alarmant bëhet fakti që qytetarët nuk kanë asnjë dijeni mbi riskun që ju sjell përdorimi pa kriter i antibiotikëve. Në këto kushte ekspertët e shëndetësisë botërore bëjnë me dije se zhvillimi dhe përhapja e superbaktereve po përshpejtohet nga keqpërdorimi i antimikrobikëve, duke i bërë infeksionet më të vështira për t’u trajtuar në mënyrë efektive.
Realiteti alarmues është se, nëse nuk kryhet ndërhyrje e menjëhershme, vdekjet si pasojë e rezistencës antimikrobike prite të shkojnë deri në 10 milion në vit në 2050.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 11:12 Plagosi me thikë kushëririn pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 60-vjeçari në Lushnje
- 11:06 Dyshohet se spiunonte për një vend të huaj, policia belge arreston praktikante e NATO-s
- 10:53 U merrte lekët qytetarëve dhe nuk u riparonte makinat, arrestohet pronari i një servisi në Tiranë! Tentonte edhe t’i shiste mjetet
- 10:19 Përhapja e propagandës, Letonia ndalon librat, gazetat dhe videolojërat nga Rusia dhe Bjellorusia
- 10:02 Dy tërmete godasin jugun e Italisë, sa ishin magnitudat?
- 09:27 Moti i keq përfshin Lubinjën në Gramsh, breshëri shkakton dëme të mëdha në bujqësi dhe tokat e mbjella