Arrestimi i Breçanit, Berisha: S’ka qenë kurrë afër meje, në bulevard nuk bëri asgjë

23 Nëntor 2023 | 22:39

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se nuk e ka njohur Erzen Breçanin (i arrestuar nga SPAK) gjatë kohës që ai ka qenë në Polici.

Komentet Berisha i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se Breçani nuk ka qenë kurrë afër tij, por vetëm ka qenë një mbështetës i opozitës.

Ndërsa kur u pyet për momentin e sulmit me grusht në bulevard, Berisha tha se Breçani nuk bëri asgjë tjetër, veçse e shpëtoi agresorin nga dhuna e ushtruar nga badigardët e tij.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Pyetje: Së fundi SPAK ka arrestuar një nga njerëzit që ka qenë më afër teje, Erzen Breçanin, keni një koment për këtë?

Berisha: S’ka qenë kurrë më afër meje, e kam njohur kur ka lënë Policinë, kur ka qenë në Polici nuk e kam njohur fare. Ka qenë mbështetës i opozitës, i djathtë dhe nuk e kam njohur. Kam atë komënt që kam bërë edhe mbrëmë. Jam për ligjin dhe vetëm ligjin.

Pyetje: Pra në rastin e Breçanit ju keni lënë drejtësinë?

Berisha: Ligjin thashë, jo drejtësinë. Janë dy gjëra të ndryshme, do shohim.

Pyetje: Megjithatë Breçani ka qenë më afër jush kur ishte momenti i sulmit me grusht në bulevard.

Berisha: Ai e shpëtoi atë, e shpëtoi agresorin se asgjë tjetër nuk bëri. Ja u nxori se ata po e dëmtonin shumë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026