“Nuk është më ushtria e njëjtë si më parë”- Vuçiç “provokon” nga baza ushtarake
Ne kulmin e tensioneve në Ballkanin Perëndimor përfshirë edhe veriun e Kosovës, Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Serbisë kanë shpallur konkurs për të rinjtë që duan ta kryejnë shërbimin ushtarak për vitin 2024.
Përmes një njoftimi zyrtar, janë ftuar të rinjtë e moshës 19 deri në 30 vjeç që ta bëjnë këtë aplikim.
Këtij njoftimi i jepet një këndvështrim nacionalist, ku thuhet se “kjo tregon patriotizëm ndaj Serbisë”.
Sakaq, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç e ka vizituar bazën ushtarake ajrore në Batajnicë.
“Jam krenare për ushtrinë tonë dhe investimet e mëdha që po bëjmë. Serbia është një vend ushtarakisht neutral dhe kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që ne të jemi gjithmonë të aftë dhe mjaftueshëm të fortë për të mbrojtur qiellin dhe tokën tonë. Dhe ne do të jemi gjithnjë e më të fortë në mbrojtje, si dhe në frenimin e çdo agresori të mundshëm”, ka thënë Vuçiç gjatë kësaj vizite, derisa ka parë nga afër aeroplanët dhe helikopterët ushtarakë.
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, pa nga afër armatimin e ri të blerë nga ushtria serbe mes të cilave 11 helikopterë të rinj rusë Mi-35, të cilët i quajnë tanke fluturuese, si dhe dy avion transporti Airbus.
Vuçiç theksoi se ka gjëra që Serbia mund dhe nuk mund t’i bëjë, sepse gjithçka që ekspozohet sot është falë vendit tonë.
Për numrin e avioneve “Shqiponja”,Vuçiç thotë: “Kemi një skuadrilje të plotë, pra 10 “Shqiponja” që mund të ngrihen në çdo moment”.
“Nuk është e njëjta ushtri. Heshtëm derisa arritëm, tani mund të mburremi. Municion i ri rakete ka ardhur dhe ne mund t’i tregojmë. Është një fuqi shumë më e madhe”, tha Vuçiç.
Të gjithë janë në NATO përveç nesh. Serbia është ushtarakisht neutrale. Ajo që është e rëndësishme është që ne të jemi gjithmonë të aftë, të mençur, dhe mjaftueshëm të fortë për të shpëtuar qiellin dhe tokën tonë – tha Vuçiç.
“Ne i ndjekim luftërat në detaje dhe kujdesemi që të mos ngecim prapa” – thekson Vuçiç.
Pak ditë më parë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se “ka informacione që Rusia po planifikon konflikt në Ballkan”.
Ndërsa të martën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në platformën “X”, për 48 bazat operacionale ushtarake të Serbisë për rreth kufirit të Kosovës perfshi dhe armatimin kinez të blerë një vit më parë.
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim
Momente paniku në Madrid, qindra persona evakuohen nga zjarri në rrokaqiellin 49-katësh
- 18:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
- 18:46 Zvicra rifillon pagesat për sistemin Patriot dhe kërkon edhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore
- 18:43 Vengu pret ish- presidentin Hollande: Partneriteti me Francën po jep rezultate konkrete, mbështetje për integrimin
- 18:43 Izraeli: Nuk do t’i tërheqim trupat nga Libani
- 18:43 OBSH do nisë provë klinike për trajtime të reja kundër Ebolës në Kongo
- 18:35 Turqia prezanton vizionin strategjik për teknologjitë kuantike në mbrojtje