Ndarja nga jeta e Zef Dedës, Nikolla: Humbëm një ndër artistët më të mëdhenj

24 Nëntor 2023 | 13:27

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të artistit të madh, Zef Deda.

Ajo tha se kultura dhe arti sot humbën një nga humoristët më të shquar dhe se personazhet e tij do të mbahen mend gjatë në komedinë shqiptare.

“Sot kultura shqiptare humbi Artistin e Merituar, Mjeshtrin e Madh, humoristin e shquar, ndër më të mëdhenjtë e Shqipërisë, Zef Dedën. Për rreth gjysmë shekulli, personazhet që solli në skenën dhe komedinë shqiptare Zef Deda janë bërë pjesë e humorit dhe e jetës së shqiptarëve. Me krijimtarinë dhe rolet e tij Zefi është bërë një figurë emblematike dhe alter ego e personazheve të paharruar të humorit shqiptar. U prehsh në paqe, Zef,” – u shpreh Nikolla.

Mjeshtri i madh shkodran, Zef Deda u nda nga jeta këtë të premte në moshën 73-vjeçare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur

Një i afërm i viktimës që u vra këtë të shtunë në Shkodër ka folur për mediat. Mark Koçeku ka deklaruar se viktima Aleksandër Koçeku kishte...
22:50 | 11/07/2026

“Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga konceri “YE” i Kanye West në Kashar. Rama shkruan se në këtë koncert...
22:29 | 11/07/2026

Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet

Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në afërsi të fshatit Mirakë. Aksidenti ka ndodhur në korsinë e Korridorit VIII, e cila ende nuk...
22:29 | 11/07/2026