Bashkia Shkodër: Zef Deda la pas një rol të pazëvëndësueshëm në skenat shqiptare
Bashkia Shkodër ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të aktorit të madh të humorit Zef Deda.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Bashkia shkruan se aktori dhe artisti i njohur la pas një rol të pazëvëndësueshëm në skenat shqiptare.
“Sot, Shkodra dhe bota e artit dhe humorit ndihen të tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të Zef Dedës, një figurë e shquar e humorit shqiptar. Aktori dhe artisti i njohur la pas një rol të pazëvëndësueshëm në skenat shqiptare.
Zef Deda i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë, lindi në Shkodër më 27 korrik 1950.
Ka punuar për më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Talenti i tij spikat që në moshë të vogël. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkelqyër psiko-fizike ai arrine të realizojë qindra figura artistike. Zef Deda gjithashtu ka interprertuar edhe shumë komedi si: “Vëllai nga babai”, “Kollovari”, “Big Brother Shkodra 1”, “Big Brother Shkodra 2”, etj.
Homazhet do të mbahe
n ditën e Shtunë në Teatrin “Migjeni” nga ora 9:00 – 12:00. Më pas kortezhi mortor do të shoqërohet nga banda e qytetit në lamtumirën e fundit në varrezat e Rrmajit”- shkruan Bashkia.
LEXONI GJITHASHTU:
Përplasje në Ankara, protestuesit anti-NATO përleshen me policinë para samitit (VIDEO)
Kurti në Greqi: Demokracitë duhet të fuqizohen përballë autokracive dhe sfidave globale
Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e 15-vjeçares kërkon falje: Vajza jonë ka nevojë për trajtim
- 17:12 Princi Harry humb çështjen gjyqësore ndaj Daily Mail për shkelje të privatësisë
- 17:02 Përplasje në Ankara, protestuesit anti-NATO përleshen me policinë para samitit (VIDEO)
- 17:01 Samiti i NATO-s, Trump rikthen thirrjen që SHBA-të të marrin nën kontroll Groenlandën
- 16:44 Kurti në Greqi: Demokracitë duhet të fuqizohen përballë autokracive dhe sfidave globale
- 16:41 Policët kosovarë i çojnë të fala Trumpit, i japin dhurata pastorit amerikan
- 16:38 Farage jep dorëheqjen nga posti i deputetit, thirren zgjedhje të pjesshme në Clacton