Kapen 600 kg kokainë në Valencia, 8 të arrestuar. ‘Noteri’ i dërgesës ishte shqiptar
8 burra, mes tyre dhe një shqiptar, u arrestuan mbrëmjen e së hënës së kaluar nga Garda Civile në Valencia pasi u kapën teksa merrnin pakot e një ngarkesë prej 600 kilogramësh kokainë.
Lënda narkotike ishte fshehur në fundin e dyfishtë të një kontejneri në det.
Këtë të enjte 8 të arrestuarit u pranuan në burg, ndërsa vetëm 3 prej tyre kanë pranuar të dëshmojnë.
Kjo dërgesë u nis nga porti i Callao, në Peru, e ngarkuar me avokado dhe mbërriti në Valencia dy javë më parë. Frutat ndaluan në një zonë industriale në Malaga, aty ku po bëhej dhe shkarkimi i kokainës së ndarë me pako për t’u futur në një furgon. Mes narkotrafikantëve, 8 ishin spanjollë dhe një shqiptar.
Ky i fundit vepronte si ‘noter’ i dërgesës për organizatën importuese të drogës, pra grupi kriminal që paguante dërgesën te prodhuesit kolumbianë dhe më pas kujdesej për shpërndarjen e saj.
Policia sekuestron rreth 1200 kilogramë kokainë për një javë
Kjo është ngarkesa e dytë e kësaj rëndësie e kapur në Valencia brenda pak ditësh. Më parë u kapën 561 kilogramë kokainë.
Në atë rast, droga ishte fshehur brenda gjashtë cilindrave metalikë që ishin pjesë e një ngarkese me skrap nga Panamaja. Agjentët antidrogë arrestuan katër persona, tre burra dhe një grua.
LEXONI GJITHASHTU:
Aktiviteti fizik dhe palestra për zemrën, kardiologët: Më parë duhet bërë një konsultë
Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e 15-vjeçares kërkon falje: Vajza jonë ka nevojë për trajtim
Përfshihet nga flakët “Benzi” në aksin Qafë Plloçë-Pogradec, dyshimet e para
- 17:58 Aplikimet për universitet nisin në fund të korrikut, si do të zhvillohet procesi dhe afati përfundimtar
- 17:56 Aktiviteti fizik dhe palestra për zemrën, kardiologët: Më parë duhet bërë një konsultë
- 17:54 Burrat ukrainas në moshë ushtarake mund të humbasin mbrojtjen në BE, pritet vendimi
- 17:45 Kryeministri spanjoll mbërrin në Ankara për samitin e NATO-s
- 17:12 Princi Harry humb çështjen gjyqësore ndaj Daily Mail për shkelje të privatësisë
- 17:02 Përplasje në Ankara, protestuesit anti-NATO përleshen me policinë para samitit (VIDEO)