Gjenden mbetje mortore në Prekaz, dyshohet se i përkasin të zhdukurve të luftës

24 Nëntor 2023 | 17:29

Policia e Kosovës bëri të ditur se në Prekazin e Poshtëm të Skenderajt, hetuesit policorë në koordinim me Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore, kanë gjetur mbetje mortore edhe të tre personave.

Në fillim të këtij muaji, në po këtë lokacion ishin gjetur mbetjet mortore të tre personave të tjerë.
Policia tha se dyshohet se mbetjet mortore u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Më datë 9 nëntor 2023 janë gjetur skelete të tre trupave. Hulumtimet kanë vazhduar edhe ditëve në vazhdim, kështu me 20, 21 dhe 24 nëntor 2023 janë hasur gjetje edhe të tre personave të tjerë. Pra, gjatë gërmimeve në këtë lokacion janë gjetur dhe më pas janë tërhequr nga ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore gjithsej trupa [gjetje eshtërore] të gjashtë personave që dyshohet të jenë trupa të zhdukur gjatë luftës së fundit”, u tha në njoftim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gashani: Po punojmë që Kosova të organizojë Lojëra Mesdhetare sipas standardeve më të larta

Ministri në detyrë i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, ka njoftuar se është mbajtur Konferenca e Parë Ndërkombëtare për Sigurinë e Ngjarjeve të Mëdha Sportive,...
13:05 | 26/06/2026

Negociatat me LVV, pse po hesht PDK? Analisti: Pritet me padurim gjyqi për krerët e UÇK

Analisti Valon Berisha, i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës, PDK, po kalon një lloj anomalie të...
10:37 | 26/06/2026

Sherr masiv mes disa personash në Kosovë, 3 të lënduar. Shpallen në kërkim autorët

Një sherr masiv është regjistruar mes disa personash në Obiliq në Kosovë. Policia bën me dije se tre persona janë sulmuar fizikisht nga tre persona...
09:57 | 26/06/2026