“Ekonomia jonë, ndër më rezistentet në rajon”, Rama: Do e ulim borxhin me 60%
Kryeministri Edi Rama ishte këtë të premte në Asamblenë e zgjeruar të Partisë Socialiste. Ai e nisi fjalën e tij me turizmin, ku tha se për herë të parë Tirana ishte këtë vit një destinacion më vete për turizmin, pasi sipas tij edhe në gusht, Tirana pati vizitorë që erdhën për të qëndruar në kryeqytet.
Ai tha gjithashtu se shifrat janë pozitive sa i përket sigurisë e po ashtu për sa i përket ekonomisë, Rama tha se Shqipëria ka një nga ekonomitë më të qëndrueshme në rajon.
Kryeministri theksoi gjatë fjalës së tij se me buxhetin e vitit 2024 edhe borxhi publik do tëpësojë një rënie të konsiderueshme.
“Shqipëria të arrijë drejt tavanit të 10 mijë turistëve në një vit, është një tregues domethënës për një sërë gjërash të ndryshuara tërësisht. Gjëra që kanë filluar të funksionojnë, si volumi i investimeve të bëra, që është një volum shumë i madh, por kërkesat në turizëm po vijnë duke u rritur. Gjithashtu aspekti tjetër që ka të bëjë me rendin e sigurinë, ka një ndryshim të madh dhe të materializuar në shifra që janë kapërcim nga progresi sa i takon numrit të vrasjeve dhe figurave të krimit që shqetësojnë njerëzit në jetën e përditshme.
Nga ana tjetër janë disa shira të thjeshta dhe domethënëse që flasin shumë për nivelin aktual të vendit, duke filluar nga ekonomia, ku inflacioni është më i ulëti në rajon dhe ka qenë i tillë që prej rritjes së kurbës së inflacionit nga lufta. Sot jemi vlerësuar me një B+ me perspektivë pozitive nga një B+ stabël që kishim deri vitin e shkuar.
Gjithashtu shifra e borxhit publik, ne ishim të detyruar si nga tërmeti dhe nga pandemia që të bënim rritje të borxhit, jo vetëm e përballuam shumë mirë atë rritje, por në buxhetin e ri për vitin 2024 ne zbrezim borxhin në kufirin e 60%. Është një zbritje thuajse prej 15 pikësh që përsëri flet për shëndetin e ekonomisë sonë, gjithmonë në raport me të djeshmen”,-tha Rama në Asamblenë e PS.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta