Hetimi ndaj Beqaj, Rama: Akuzat s’janë vendim gjykate, sterilizimi sukses i qeverisë
Kryeministri Edi Rama komentoi në një konferencë për shtyp hetimet ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj.
Ai i cilësoi një opinion të akuzës akuzat ndaj ish-ministrit, ndërsa e vlerësoi sterilizimin si një nga sukseset më të mëdha të reformës në shëndetësi.
“Është një opinion i akuzës, nuk janë opinionet e akuzës të mjaftueshme që të investohet qeveria si përballë një të vërtete absolute. Sa i përket procesit nuk i komentoj. Unë besoj që sterilizimi është një nga veprat më të rëndësishme në kantierin e reformës në shëndetësi dhe ka sjellë një transformim cilësor të pamohueshëm nga askush në rrethin e profesionistëve të shëndetësisë. Llogaritë e fatura s’më takon mua ta bëj. Ka një analizë tjetër që nuk e kam bërë unë, por dikush që është e zonja për të bërë llogari, dikush që nuk është një kritike dashamirëse e kësaj qeverie, ku del diçka që përfitimi i shtetit nga ky partneritet është më i madh se të gjitha fryrjet që mund të ketë pasur. Janë kursyer një mesatare prej 2 ditësh shtrim spitalor për individët që kanë kaluar në operacion e po të llogarisni kostot e spitalit dhe të buxhetit llogaria del ndryshe, kjo falë sterilizimit”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ilir Beqaj paraqitet në SPAK
- Nën hetim nga SPAK, Vangjeli: Ja ku dallojnë me njëri-tjetrin Berisha dhe Ilir Beqaj
Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid