Ilir Beqaj paraqitet në SPAK

24 Nëntor 2023 | 15:33

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur pasditen e së premtes në ambientet e SPAK.

4 ditë më parë, GJKKO la në fuqi masën e sigurimit “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Ish-ministri akuzohet për “Shpërdorim detyre” për koncesionin e sterilizimit.

Beqaj dyshohet të ketë kryer shpërdorim të detyrës në bashkëpunim gjatë procedurave të dhënies me koncension 100 milionë dollarë për 10 vjet nga ministria e Shëndetësisë, që ai drejtonte, të shërbimeve të integruara për sterilizimet kirurgjikale spitalore.

Nga ana tjetër Beqaj ka hedhur poshtë akuzat, por nënvizoi që do të vendoset në dispozicion të drejtësisë që të zbardhet e vërteta.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)

Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke vijuar rutinën e tyre teksa protesta ka hyrë në ditën e saj të 57-të....
21:52 | 26/07/2026

Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor

Gazetari, Ermal Peçi i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar dokumentin “Besa” të kryeministrit Edi Rama...
21:36 | 26/07/2026

“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit

Pedagogia, Mirela Karabina e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
21:14 | 26/07/2026