Po transportonin lëndë narkotike, në pranga 3 persona, sekuestrohen 7 kg kanabis
Tre persona janë arrestuar ditën e sotme pasi janë kapur duke transportin lënë narkotike.
Policia bën me dije se në pranga kanë rënë shtetasit G. P., 18 vjeç, I. K., 22 vjeç, të dy banues në Vorë, dhe A. K., 20 vjeç banues në Dibër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, këta tre shtetas janë kapur në flagrancë duke transportuar, me këmbë, një thes brenda të cilit kishte lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë rreth 7 kg e 300 gramë.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. K., në Dibër, shërbimet e DVP Dibër, gjetën dhe sekuestruan 1 kg tjetër, me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.
Punohet për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 08:33 Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Milot, kamioni përplaset me një makinë. Plagosen edhe 2 persona
- 08:32 Ngushtica e Hormuzit, Omani hap korridor të ri për lundrim të sigurt
- 08:25 Udhëtoi në Londër për lindjen e djalit të tij, Doku do të ribashkohet me ekipin belg për të vijuar turneun
- 08:20 Anglia ngec ndaj Ganës, ndeshja përfundon pa gola
- 08:14 Kroacia triumfon ndaj Panamasë, merr fitoren e parë në Kupën e Botës
- 08:13 Goli vendimtar i Munoz, Kolumbia mposht me rezultat minimalist Kongon