Havari: Pse RENEA ka qenë sektori i përkëdhelur, si u bënë deputetë ose kriminelë
Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Mit’hat Havari, ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin Review, në Euronews Albania, ku komentoi inkriminimin e radhëve të policisë, të zbuluara nga dekriptimet e bisedave në Sky.
Havari tha se tendenca e policisë për t’u pasuruar ka nisur që nga viti 1992.
Ai tha se RENEA ka qenë një nga sektorët më të përkëdhelur, të cilët ose u katapultuan në politikë me poste të larta, ose bashkëpunuan me kriminelët, ose u bënë vetë kriminelë.
Sipas tij që Policia e Shtetit të pastrohet duhet një reformë si në Azerbajxhan, ku u larguan nga radhët e poliicsë 15 mijë efektivë.
“Tendenca për t’u pasuruar ka filluar që në 92-shin. RENEA ka qenë nga më të përkëdhelurit e kohës, janë harruar shumë bandit të tjerë, i ka harruar koha. Janë larguar nga detyra, janë futur burgjeve, janë bërë bodigard ministrash, janë bërë deputetë, kryetar bashkish dhe kryetar komunash, pasi kanë qenë të përkëdhelurit e kohës dhe i kanë patur duart e lira.
Nuk mohoj dhe punën që kanë bërë, por kanë pasur si synim raportin 60 me 40, 60 për shtetin dhe 40 për xhepin.
Kjo është arsyeja dhe duke mos u goditur u fuqizuan. Këtë nuk e bën dot një ministër, pasi një ministër vjen dhe ikën. Kjo bëhet siç e bëri Azerbajxhani, larguan 15 mijë forca policie”, tha Havari.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
“Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë