“I gjeta të shtrirë në tokë”- Efektivi Muçaj rrëfen vrasjen e vëllait: Isha 12-vjeç
Efektivi i forcave “Shqiponja” në Vlorë, Everest Muçaj, ka rrëfyer dramën e jetës së tij, kur i vranë të vëllanë Alket Muça (edhe ai polic) në krye të detyrës.
Përmes një lidhjeje me emisionin “Review” në Euronews Albania, Muçaj është shprehur se ngjarja ka ndodhur 18 vite më parë.
Ai rrëfen se në vitet 97-98, në një përleshje mes bandave të armatosura, vëllai i tij shkoi në vendngjarje pas marrjes së sinjalizimit në radio dhe u ndesh menjëherë më plumbat, duke mbetur i vdekur në vendngjarje.
Muçaj tregon se shkoi në vendin e ngjarjes (kur ishte vetëm 12 vjeç) dhe e gjeti vëllanë të vdekur, të shtrirë në tokë, gjë që sipas tij ndikoi që ai t’i futej Policisë.
“Vëllai im ka punuar nga 91’ deri në 97’ ka qenë punonjës në Gardën e Republikës. Më pas ka qenë pjesë e ekipit kombëtar të boksit. Në 97’ u transferua në Policinë e Vlorës, si agjent krimesh, oficer i Policisë Kriminale.
Në një përleshje mes bandave, ku njëra bandë mori peng një qytetar dhe e rrahu, atëherë dëgjuan në radio bashkë me shefin e krimeve në atë periudhë, kolegun e tij Pirro Ymeri, isha dhe vetë prezentë, isha i vogël 12 vjeç, shkuan te vendngjarja. Kush shkuan direkt u ndeshën me plumbat.
Vëllai im mbeti i vdekur, u plagos shefi i krimeve, Pirro Ymeri, mbeti i vdekur edhe një anëtar i bandave dhe u plagosën edhe 2 të tjerë. Rastisa në vendngjarje sepse shkova atje dhe i gjeta atje i shtrirë dhe thashë do ta vazhdoj edhe unë Policinë”, është shprehur Muça.
LEXONI GJITHASHTU:
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona