“Më vidhnin kolegët”- Ahmeti: Policia “fole grerëzash”, shefat presion për lekë
Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Krenar Ahmeti, ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin Review në Euronews Albania, ku foli në lidhje me inkriminimin e uniformave blu.
Duka komentuar shefat e policisë që kanë dalë në përgjimet e Sky, Ahmeti e cilësoi policinë si një “fole grerëzash”.
Ai tha se efektivët e ndershëm, më shumë se nga kriminelët ruhen nga kolegët e tyre të cilët mund t’i dekonspirojnë.
Ahmeti solli në vëmendje dhe një rast personal, ku e deleguan në një detyrë ku vidheshin 2 milionë euro në vit, por që theksoi se zgjodhi ligjin dhe jo përftimin e paligjshëm.
“Ndërmjet nesh ne thoshim që Ministria e Brendshme është “fole grerëzash”. Ne më shumë i ruheshim njëri tjetrit se sa kriminelëve.
Informacioni është pushteti i 5-të dhe ai që e posedon ka fuqi. Në momentin që unë ia thashë shefit ia kalova atij fuqinë. Ne kishim frikë se dekonspiroheshim.
Ne e denim kush vjedh. Unë kam qenë shef komisariati. Unë e dija që policët më vidhnin sa ktheja shpinën m’u në postbllok. Më thuaj me çfarë do luftoja? Ama shembulli isha vetë, bukë e sherbet te shtëpia. Por një ditë peshorja nuk e peshon veten se mund të kem bërë dhe gabime. Por sot jam pensionist para kohe dhe marrë pensionin e kolonelit.
Gjatë një emërimi në X vend më thanë do shkosh dhe do marrësh këtë detyrë dhe ki parasysh se aty vidhen 250 milionë lekë të vjetra në muaj. Do vesh të godasësh në bazë të ligjit. Në vit i thonë 2 milionë euro, ore unë mund të kem parandaluar 1 milion të vidhen. Paratë më pas do të ndahen, i kalojnë të gjithëve”, tha Ahmeti.
LEXONI GJITHASHTU:
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona