“Lihet personi peng, po dështoi eleminohet”- Rexhepi: Si lidhet krimi me Policinë

25 Nëntor 2023 | 22:20

Eksperti i Kriminalistikës, Artan Rexhepi, është shprehur se nuk është i çuditur nga operacioni i ashtuquajtur “Metamorfoza 2”, ku në pranga ranë drejtues të lartë të Policisë.

Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Rexhepi tha se organizatat kriminale kanë lidhje shumë të forta me strukturat e Policisë së Shtetit, në mënyrë që të realizojnë me sukses aktivitetin e tyre.

Ai tha se për të shkarkuar 600 kilogramë drogë, lihet një person peng nga Policia te grupet kriminale dhe nëse gjërat nuk shkojnë sipas planit, ai eleminohet.

“Një shef komisariati me 100 mijë euro, zotëri ça të ardhurash ke, me çfarë merrem? E mbani mend makinën që u kap me drogë, doli droga, ia vodhën në rrugë dhe nuk pati të ndaluar? Si u vidhka 100 kile drogë, i dilka makinës që po sjell drogëm “Banaking” a kush ishte? Si të më çudisë mua ky SKY? Si iu vidhka droga makinës së shoqëruar me oficerë?

Dini të jetë ndaluar ndonjë apo të jetë kërkuar ku vajti? Janë 4 milionë euro pasuri që u vodhën. Ka burrë t’i dalë policisë pa bashkëpunim? Po ka njeri që të shkarkojë 600 kile drogë pa i lidhur strukturat më të larta të shtetit dhe pa pas kanale gati? Lihet personi peng atje, i gjallë, fizik dhe po dështoi eleminohet. Po si u kalokan 600 kile pa e asfaltuar rrugën deri në nivele që s’ta merr mendja”, është shprehur Rexhepi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026