“Një këngë me fëmijët për festat e nëntorit”, Marinaj flet për projektin e veçantë

26 Nëntor 2023 | 15:25

Drejtoresha e qendrës artistike “Harmony”, Altina Marinaj ishte këtë të diel e ftuar në Euronews Albania për të folur një projekti shumë të veçantë me fëmijët e kësaj qendre.

Me rastin e festave të nëntorit ata kanë organizuar një video-kartolinë me këngën “Dua më shumë Shqipërinë”. Marinaj foli më tepër rreth këtij projekti duke u shprehur se jo vetëm fëmijët ishin shfaqur entuziast, por edhe prindërit e tyre ishin të gatshëm të ndihmonin në realizimin sa më të bukur të saj.

“Ne dëshironim të krijonim një këngë për festat e  nëntorit. Duke biseduar me stafin u hodh si ide që ne mund të krijonim një këngë e pse jo të fusnim të gjithë fëmijët në këtë projekt.

Është një projekt shumë i bukur dhe e realizuam këngën, gjithashtu edhe videoklipi doli shumë bukur. Fëmijët kanë qenë shumë entuziast, mezi e prisnin, ishin shumë entuziast për këtë projekt të bukur dhe u angazhuan me ta edhe vetë fëmijët”,-tha Altina Marinaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur qytetin e Laçit në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, 4 qershor. Një sasi e...
12:55 | 04/06/2026

Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me Violand Braçellarin, autorin e dyshuar të vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë...
11:30 | 04/06/2026