Koalicioni ‘Shqipëria fiton’, nesër afati i fundit për regjistrimin e opozitës në KQZ

23 Shkurt 2021 | 17:40

Koalicioni opozitar do të quhet “Shqipëria fiton” dhe do të regjistrohet në KQZ nesër. 25 shkurti është edhe afati i fundit që koalicionet parazgjedhore të regjistrohen në KQZ.

Koalicioni me numrin më të madh të partive në këto zgjedhje pritet të jetë ai i udhëhequr nga Partia Demokratike. Por kur na ndajnë afro 24 orë nga përfundimi i këtij afati, Basha ende nuk i ka përmbyllur marrëveshjet me të gjithë aleatët e tij.

Mbetet ende për t’u zyrtarizuar marrëdhënia që PD do të ketë me Partinë Republikane të Fatmir Mediut dhe me PDIU-në e Shpëtim Idrizit.

Gjatë këtyre ditëve në selinë blu janë zhvilluar takime të shumta mes PD-së dhe aleatëve të saj, por ende nuk ka asnjë marrëveshje zyrtare me këto dy parti për numrin e kandidatëve që do të kenë në listë.

Ndërkohë, Lulzim Basha e ka arritur dakordësinë me Agron Dukën e Partisë Agrare, i cili do të jetë në listën e Durrësit, Dashamir Shehin që do të jetë në listën e Tiranës dhe Nard Ndokën që do të kandidojë në Shkodër.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026