Korça plot për festa, prenotimet në qytet 100%, fshatrat arrijnë deri në 90%
Juglindja është një nga destinacionet kryesore turistike të shqiptarëve për të kaluar ditët e fundit të muajit Nëntor.
Duke përfituar dhe nga ditët pushim, shumica kanë zgjedhur që të vizitojnë Korçën dhe fshatrat turistik të saj.
“Nga Tirana, ishte thjesht dëshirë miqsh, u bëmë të gjithë bashkë. Vijmë shpesh në Korçë, çmimet të ndershme. Nuk mund të them as lart, as të ulëta, por të ndershme. Do rikthehem përsëri”, thotë një grua.
Për shkak edhe të dëborës të shumtë ishin ata që zgjodhën të vizitonin fshatin turistik të Dardhës.
“Ne vijmë nga Tirana, nuk është hera e parë që vijmë në Dardhë sepse jemi dardharë por po e shijojmë shumë, është shumë bukur. Këtu nuk është as shumë borë për të të bezdisur, por është aq sa duhet. Kemi ardhur me familjen, vijmë shpesh në dimër dhe e shijojmë shumë. Është destinacion që ja vlen”, shprehet një tjetër.
“Dardha shumë mirë. Kënaqesh shumë. Vend i bukur. Kemi origjinën, kemi sjellë edhe fëmijët”, thotë një burrë.
Njëri nga operatorët turistik të Korçës shprehet se rezervimet për festat kombëtare janë mbyllur prej dy javësh, duke shtuar se ky vit ka sjellë më tepër turistë se vitin e kaluar.
“Për sa i përket festave, mund të them se data 27-28 është e gjitha e rezervuar, jo data 29 si pasojë e ditëve pushim. Rezervimet kryesisht janë nga Shqipëria, janë bërë para dy-tre javëve. Duke nisur nga festat e Nëntorit ka një shkëputje të vogël, fundjavat janë full, por për festat e nëntorit situata është më e ngarkuar se viti i kaluar”, tregon Vilson Demko, operator turistik.
Mbi 90% e hoteleve në qytetin e Korçës janë të rezervuara për festat kombëtare, ku turistët këtë vit kanë zgjedhur për të festuar dhe në Pogradec e Kolonjë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina