Aktori nga Korça: Sot ka shumë shqiptarë që e marrin nusen për letra
“Nuse vetëm për letra” do të rivihet në skenë në teatrin e Korçës nga regjisori Leka Bungo. Në këtë vepër interpretojnë aktorë të mirënjohur por edhe të rinj dhe bëhet fjalë për një komedi ku trajtohen ngjarje reale.
Në rolet kryesore aktorët e mirënjohur të teatrit si Guri Koço, Zamira Kita, Astrit Hasani, Blerta Belliu e krah tyre edhe aktorët e rinj të talentuar ku Juxhin Plovishti vinte me rol kryesor, si edhe aktorët Franc Bregu, Kristi Baçe e Besfort Berberi.
Aktori nga Korça Franc Bregu, tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se shfaqja sjell një pamje të realitetit, pasi sot ka shumë shqiptarë që e marrin nusen për letra.
“Në thelb është biznes, kështu që nuk ka asgjë imorale në këtë mes. Profesor Leka e ka parë, duke qenë vetë në kontakt me realitetin amerikan dhe e di se ç’ndodh atje për të marrë letrat. Është një ngjarje e jetuar. Edhe sot në kohët moderne ka shqiptarë dhe jo vetëm që marrin nuse vetëm për letra. Është shfaqje komedi, e gjitha me situata komike që shkaktojnë të qeshura”, tha aktori.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë