Rivihet në skenë “Nuse vetëm për letra”
“Nuse vetëm për letra”-do të rivihet në skenë në teatrin e Korçës nga regjisori Leka Bungo. Në këtë vepër interpretojnë aktorë të mirënjohur por edhe të rinj dhe bëhet fjalë për një komedi ku trajtohen ngjarje reale.
Në qendër të veprës është një familje, e cila për vite me rradhë, shfrytëzonte martesa fiktive për të siguruar të ardhura, ndërsa personazhet e tjerë, paguanin për të siguruar letra në mënyrë që të mund të qëndronin në SHBA.
Në rolet kryesore janë aktorët e mirënjohur të teatrit si Guri Koço, Zamira Kita, Astrit Hasani, Blerta Belliu e krah tyre edhe aktorët e rinj të talentuar ku Juxhin Plovishti vjen me rol kryesor, si edhe aktorët Franc Bregu, Kristi Baçe e Besfort Berberi.
Në komedi trajtohen ngjarje që ne i kemi hasur ose dëgjuar, të ndërtuar mbi karaktere tepër të veçanta, sa komike e deri diku edhe të çuditshme.
Ky projekt i regjisorit Leka Bungo është mirëpritur në Korçë ndërsa dinamika e ngjarjeve e përcjellë mjeshtërisht me notat e humorit, mbajti mbërthyer publikun artdashës. Shfaqja riktehet këtë të diel.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë