Shfaqja artistike për liderët e BE! Koreografia e Angelin Preljocaj për Europën
Liderët e Samitit të procesit të Berlinit, janë pritur në një formë mjaft të veçantë nga kryeministri Edi Rama. Në sallën e kryeministrisë, është zhvilluar një balet bashkëkohor, i krijuar nga shqiptaro – francezi Angelin Prejlocaj.
Koreografi u largua nga Shqipëria kur ishte ende në barkun e nënës së tij, por kurrë nuk e harroi vendin e origjinës. Franca e adoptoi. Ai gjendet këtu për t’ju uruar mirëseardhjen shkëlqesisë së tij Emanuel Macron”- tha Rama.
Koreografia është krijuar për 24 orë, vetëm për samitin që mbahet përherë të parë në Shqipëri. Një balet, i cili në thelb të tij kishte, një miksim të tij me pikturën.
Shpalosja e kryeveprës së piktorit italian të shekullit të 17, Domeniko Çelini. “Rrëmbimi i Europës” quhet piktura e njohur në të gjithë botën, miti i të cilës tregon se Zeusi e transformojë veten në një dem për të marrë Europën nga Roma matanë detit.
Ballkani perëndimor pikturon BE-ja vallëzon, kështu u shpreh kryeministri Rama, mbi mënyrën e veçantë që u pritën liderët.
LEXONI GJITHASHTU:
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
- 21:43 Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon