Menuja e Samitit në Tiranë, kuzhinieri zbulon live çfarë po konsumojnë liderët e BE

16 Tetor 2023 | 15:30

E ndërsa liderët e Bashkimit Europian ndodhen në Tiranë për Samitin e Procesit të Berlinit, shefi i kuzhinës Fundim Gjipali ka menduar se si të krijojë për ta një menu të kënaqshme për drekën e tyre.

Në një intervistë direkte për Euronews Albania, shefi i kuzhinës tregoi se çfarë përgatitjesh kishte bërë për të kënaqur të gjithë liderët dhe zbuloi se çfarë menuje do të shijojnë ata.
Ai tha se kishte përdorur kryesisht produkte deti për ushqimet e tij, të cilat kishin elemente të tradicionale, por të modernizuar. Detaj që vlen të përmendet ishte se për të përgatitur këtë menu, Gjipali ishte kujdesur që të dinte për çdo pjesëtar të kësaj darke, nëse vuante nga ndonjë alergji ushqimi apo jo.

“Nuk është aspak e lehtë por nga eksperienca prej dy dekadash në këtë zanat kemi eksperiencën e duhur për të organizuar darka të këtij niveli. Unë kam bërë një menu me të gjitha produktet shqiptare, pasi kam analizuar një për një të gjithë liderët në rast se kanë alergji dhe ka dalë diçka që u pëlqye. Janë pjata tona tradicionale por të modernizuar sidomos gatimet me produkte deti, se ne kemi pasur një bufe pritje dhe tjetra është një drek e shtruar”,-tha shefi i kuzhinës.

Sa i përket pijeve ai tha:

“Ne me katër kantina të ndryshme shqiptare, dy vera të bardha dhe dy vera të kuqe. Ka edhe ëmbëlsira me bazë kosi dhe mjedër, ka muss me kos dhe një serbeto me mjedër shqiptare dhe një biskotë me karamele Zana të cilën e mendova si të duhurën për këtë rast. Pjatat do jenë të gjitha njësoj, kemi menduar të kemi një menu që t’i kënaqim të gjithë”.

I pyetur se sa zgjasin këto dreka Gjipali u përjgigj:
“Ato zgjasin rreth 1 orë,1 orë e 30 minuta. Ne do shërbejmë siç shërbejmë gjithnjë në restorantin tone”.

I pyetur se cili ka qenë lideri i nivelit më të lartë që Gjipali i ka gatuar, ai tha se vetë presidenti i Amerikës, Joe Biden ka konsumuar nga gatimet e tij në një restorant në Romë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024