Dodik refuzon të deklarohet para gjykatës së Bosnjës

16 Tetor 2023 | 15:18

Presidenti i entitetit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, dhe ushtruesi i detyrës i drejtorit të gazetës zyrtare të Republikës Sërpska, Millosh Lukiç, nuk kanë pranuar të deklarohen para gjykatës së Bosnjës e Hercegovinës për aktakuzën e cila i ngarkon me veprën penale për moszbatimin e vendimeve të përfaqësuesit të lartë në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt.

“Nuk e di pse është ngritur aktakuza ndaj meje, nuk e kuptoj aktakuzën”, tha Dodik në seancën e mbajtur të hënën më 16 tetor, shkruan REL.

Dodik nuk pranoi as të ngrihej në këmbë kur iu kërkua një gjë e tillë nga gjykatësja për t’i ofruar të dhënat personale dhe për t’u deklaruar për aktakuzën që i ngarkohet, duke u ankuar në “dhimbje shpine”.

Gjyqtarja Jasmine Dedoviq Qosiç, sipas detyrës zyrtare, vendosi se Dodik dhe Lukiç u deklaruan të pafajshëm për aktakuzën.

Pas seancës, Dodiku u tha mediave se Gjykata dhe Prokuroria e Bosnjës e Hercegovinës janë “jokushtetuese, të paligjshme dhe të imponuara”, duke e cilësuar si “politik” procesin gjyqësor ndaj tij.

Ai tha se ligjet që ai nënshkroi, të cilat nxitën ngritjen e aktakuzës kundër tij dhe Lukiçit, kaluan “nëpër të gjitha procedurat kushtetuese” në Kuvendin Kombëtar të Republikës Sërpska.

Dodiku theksoi se do ta mbrojë veten si “president i Republikës Sërpska” dhe se “në këtë mënyrë do të shpërbëhet Bosnja e Hercegovina”.

Ai, po ashtu, u ankua se aktakuza nuk i ishte dorëzuar në cirilik, një gjuhë që ai e kupton.

Në gusht, Prokuroria e Bosnjës e Hercegovinës ngriti aktakuzë kundër Dodikut Lukiçit, për moszbatimin e vendimeve të përfaqësuesit të lartë në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt. Aktakuza ndaj tyre u ndryshua dhe u konfirmua pastaj më 11 shtator.

Në qershor, Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska miratoi ligje në lidhje me mospublikimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë dhe moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Përfaqësuesi i Lartë Schmidt më pas vendosi t’i shfuqizojë ato.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026