Samiti, si e panë mediat jashtë| Tirana merr vëmendje ndërkombëtare
Tirana u bë për një ditë kryeqyteti i Europës. Prania e liderëve të kontinentit tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare, të cilat i bënë jehonë një samiti, që nuk i jep rëndësi vetëm Ballkanit, në rrafshin politik dhe ekonomik, por edhe për faktin që një ngjarje e tillë, zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të Unionit Europian.
“Bashkimi Evropian ofron një plan të ri rritjeje për Ballkanin Perëndimor, duke hapur pjesërisht tregun e përbashkët”, shkruan prestigjiozja Associated Press, e cila e shoqëron lajmin me një kolazh fotosh nga pritja që i bën kryeministri Edi Rama liderëve të Europës.
Edhe Radio France Internationale del me titullin “Integrimi i Ballkanit Perëndimor në fokus të samitin e Shqipërisë”, teksa vendos një foto ilustruese të presidentit francez me numrin 1 të qeverisë shqiptare.
Ndërkohë, mediat greke janë më të fokusuara tek çështja e Himarës, teksa vendosin në okelio, që prania e Mitsotakis në Tiranë kushtëzohet me betimit e Fredi Belerit që rruga drejt BE-së të shpejtohet.
TV shtetëror i Kosovës, RTK gjen rastin të tregojë mundësinë që i jepet Albin Kurtit për të takuar kancelarin Sholz, e po ashtu ta raportojë samitin si një ceremoni festive që ka lënë shije të mirë në gjithë kontinentin.
Nga ana tjetër, media serbe Tanjug, gjen me vend të pasqyrojë mesazhin se “Serbia mbështet konceptin e krijimit të një tregu të përbashkët rajonal”, duke cituar kryeministren Brnabiç.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë