Shella: Ja cila është detyra e lënë nga Kushtetuta që Kuvendi s’e ka plotësuar
Me rastin e 25-vjetorit të Kushtetutës së Shqipërisë në sallën e seancave plenare u mbajt një konferencë ndërkombëtare nga Gjykata Kushtetuese. Kryetarja e kësaj gjykate, Holta Zaçaj deklaroi se sistemi gjyqësor mund ta luajë rolin e tij kushtetues vetëm nëse është i pavarur.
Gerti Shella, drejtor i INFOCHIP tha në një intervistë për Euronews Albania se Kushtetuta e Shqipërisë është ndryshuar disa herë për arsye politike, por jo demokratike.
Sipas tij, Kushtetuta i ka lënë detyrë Kuvendit ligjin për referendumet, që nuk është plotësuar prej tij.
“Kushtetuta jonë duhet të ishte një kushtetutë parlamentare, ndërkohë që me ndryshimet e bëra kemi një kushtetutë kryeministrore. Kryeministri është i vetmi mandat që nuk ka limit të mandateve, presidenti ka limitim të mandateve, çdo zyrtar e ushtron mandatin me kufizime , kjo flet shumë dhe këtu duhej bërë një ndërhyrje e ardhshme. Kushtetuta është ndryshuar për arsye politike, jo demokratike, sepse edhe pse Kushtetuta i ka lënë një detyrë kuvendit për referendume kjo kërkesë nuk është plotësuar. Ligji për referendumet nuk është plotësuar”, tha Shella.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta