Ish-ambasadori izraelit: Paqja dhe Hamasi ‘nuk shkojnë bashkë’

28 Nëntor 2023 | 07:34

Ish ambasadori izraelit në Mbretërinë e Bashkuar, Mark Regev, është shprehur se paqja me Hamasin është e pamundur.

“Paqja dhe Hamasi nuk shkojnë bashkë”, është shprehur Mark Regev.

“Është e pamundur të kemi paqe me Hamasin dhe ata e kanë thënë këtë publikisht”, tha Regev për programin Neëshour të BBC-së të hënën në mbrëmje.

Sipas mediave të huaja, besohej se ai i referohej një komenti në fillim të këtij muaji nga Taher El-Nounou, një këshilltar mediatik i Hamasit, i cili i tha Neë York Times se grupi shpreson se lufta me Izraelin “do të bëhet e përhershme në të gjithë kufijtë”.

“Dhe kjo është arsyeja pse publiku izraelit është 100% i bashkuar duke thënë se ne refuzojmë të jetojmë pranë kësaj enklave terroriste në kufirin tonë jugor. Dhe ne duhet të flasim për një të ardhme pa Hamasin,” tha Regev.

I pyetur nëse Izraeli do të mbështesë rindërtimin në Rripin e Gazës, i cili është shkatërruar gjerësisht nga bombardimet hakmarrëse të Izraelit, Regev tha se buxheti i vendit të tij është i fokusuar në rindërtimin e komuniteteve në Izraelin jugor.

Ai shtoi se pret që shumë partnerë ndërkombëtarë të jenë të gatshëm të financojnë përpjekjet e rindërtimit të Gazës.

“Nuk duhet të jenë paratë izraelite… Kjo nuk është një luftë që ne e filluam apo që ne e donim, siç e dini. Hamasi mban përgjegjësinë për shpërthimin e armiqësive,” tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

TikTok pritet të shkurtojë rreth 300 vende pune në Irlandë

TikTok pritet të shkurtojë rreth 300 vende pune në Irlandë si pjesë e një ristrukturimi të divizionit të saj global të Besimit dhe Sigurisë. Kompania,...
17:18 | 01/07/2026

Zjarri i madh në Belgjikë, konfirmohen 6 viktima

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri të madh që përfshiu një ndërtesë banimi në qytetin belg të Antverpit, ndërsa...
17:09 | 01/07/2026

Kanadaja nga viti 2027-të do të marrë pjesë në Eurovision

Kanadaja do t’i bashkohet konkursit të këngës në Eurovision vitin e ardhshëm, duke u bërë pjesëmarrësja e parë e re që nga Australia në vitin 2015. Pjesëmarrja...
16:45 | 01/07/2026