Shaip Kamberi: Nëse valëvit flamurin shqiptar në Preshevë, përballesh me pasoja
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka uruar 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Përmes një reagimi në Facebook, Kamberi është shprehur se këtë ditë më shumë e ndiejnë shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Kjo pasi sipas tij, në këtë vend nëse valëvit flamurin shqiptar përballesh me pasoja, pasi është e ndaluar me ligj.
Ai shton se sot është koha që të ngrihet zëri dhe të kërkohet më shumë liri e baraze, që ligje të tilla diskriminuese të mos ekzistojnë më.
Reagimi i Kamberit:
Urime Dita Flamurit,
28 nëntorin, Ditën e Pavarsisë se Shqipërisë më së shumti e ndjejnë shqiptarët e Luginës së Preshevës! Aty ku ende nëse valvitë flamurin shqiptar përballesh me pasoja e ku na është ndaluar me ligj ngitja e tij nuk na ka bërë të dorëzohemi💪
Jemi shqiptarët e vetëm në shtetet e Ballkanit Perendimor që ende dënohemi për vendosjen e flamurit kombëtar!
Sot, më shumë se kurrë nevojitet që zëri ynë të ngritet e të kërkojmë më shumë liri e barazi, e ligje të tilla diskriminuese të mos ekzistojnë më!
Në këtë ditë ku e gjithë bota shqiptare, e shqiptarët gjithkah nëpër botë festojnë, urime të gjithë atyre e veçanërisht shqiptarëve në Luginë të Preshevës 28 Nëntori, ditën e flamurit kombëtar🇦🇱❤️!
LEXONI GJITHASHTU:
Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike
Berisha: PD bën thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
Dita e 26-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 20:35 Republikanët në Senat hedhin poshtë rezolutën mbi fuqitë e luftës të Donald Trump
- 20:33 Arakchi: Irani dhe Omani do të zhvillojnë bisedime për menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit
- 20:28 Një zjarr shpërthen në Greqinë qendrore, avionë, helikopterë dhe 105 zjarrfikës janë në terren
- 20:23 Rubio e përmbyll turneun në Gjirin Persik me mesazhe qetësuese për aleatët rajonalë
- 20:04 Rritet ndjeshëm trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit, niveli më i lartë pas luftës SHBA-Iran
- 20:04 Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike