Finlanda do të mbyllë të gjithë kufijtë me Rusinë pas rritjes së emigrantëve
28 Nëntor 2023 |
16:40
Finlanda do të mbyllë të gjithë kufirin e saj lindor me Rusinë, për shkak të shqetësimeve për migrimin.
Kryeministri Petri Orpo e bëri njoftimin gjatë një konference për shtyp të martën në Helsinki.
Finlanda kishte vetëm një pikë kontrolli kufitare të hapur, të vendosur në Arktik, pasi qeveria mbylli shtatë të tjera për shkak të rritjes së ardhjeve të emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika.
Finlanda akuzon Moskën se i ka çuar emigrantët drejt kufirit finlandez, ndërsa ministri i mbrojtjes e quajti atë “luftë hibride” nga ana e Kremlinit.
Stacioni i fundit kufitar i hapur në kufirin lindor, Raja-Jooseppi, do të mbyllet të enjten më 30 nëntor deri më 13 dhjetor.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se një ekip prej 85 specialistësh francezë në operacionet e kërkim-shpëtimit po dërgohet menjëherë në Venezuelë. Macron foli me presidenten...
Kupa e Botës, momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë. Ddisa të plagosur (VIDEO)
Një automjet ka marrë përpara një turmë njerëzish që ishin mbledhur në vendpushimin e njohur turistik të Cabo San Lucas, pasi Meksika fitoi një ndeshje...
Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura
Kombet e pasura me shkallën më të lartë të emigracionit gjatë 35 viteve të fundit përfituan një përfitim të madh ekonomik dhe shumë prej tyre...
- 14:45 Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
- 14:19 Kupa e Botës, momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë. Ddisa të plagosur (VIDEO)
- 14:13 Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura