Meta rendit arsyet pse ktheu ligjin që zgjat afatin e koncesionit të aeroportit ”Nënë Tereza”

24 Shkurt 2021 | 12:44

Presidenti Ilir Meta deklaroi sot se ka kthyer për rishqyrtim ligjin që zgjaste me 13 vite të tjera koncesionin e aeroportit ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza”.

Në një deklaratë për shtyp Meta tha se “qeveria dhe kompania private nënshkruan kontratën e re koncesionare më 26 janar në një noter në Kamëz” dhe se “vetëm një ditë më pas ajo e miratoi dhe e depozitoi me urgjencë në Kuvend duke e përfshirë në rend dite”.  diskutimet e asaj dite;

Ligji i kthyer për rishqyrtim nga Presidenti, u miratua më 8 shkurt dhe zgjaste kontratën koncesionare të aeroportit të Rinasit nga viti 2027 në vitin 2040.

Meta e cilësoi të jashtëligjshëm pasi është bërë:

  • me trajtim preferencial dhe klientelist;
  • pa garë dhe pa transparencë;
  • pa pritur përfundimin e kontratës ekzistuese;
  • në shkelje të ligjit, konkurrencës së lirë,
  • në shkelje të barazisë përpara ligjit;
  • në shkelje të vetë marrëveshjes bazë të vitit 2004;
  • pa pasur një analizë shteruese të besueshmërisë financiare të kompanisë;
  • pa vlerësuar thellësisht pozitat dominuese të kompanisë në sektor;

Si rrjedhojë e argumenteve të bëra, Meta u drejtoi disa pyetje ministreve të Financave Anila Denaj dhe Infrastrukturës Belinda Balluku:

  • Kur e keni zhvilluar procesin e negocimit me kompaninë koncesionare?
  • Kur e keni dakordësuar draftin e marrëveshjes shtesë?
  • Kur e keni konsultuar këtë draft të dakordësuar dhe me ministritë e linjës?
  • Kur shkuat dhe e nënshkruat në Kamëz?
  • Kur e përgatitët dosjen për ta përcjellë në Këshillin e Ministrave për shqyrtim?
  • Si arritët t’i bënit të gjitha këto brenda një dite?

Lexoni gjithashtu:

Meta kthen për rishqyrtim zgjatjen me 13 vite të koncesionit të aeroportit të Rinasit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026