Hungaria bëhet i pari shtet i BE-së që përdor vaksinën kineze anti-COVID

24 Shkurt 2021 | 13:58

Hungaria nisi të mërkurën shpërndarjen e vaksinave anti-COVID të prodhuara nga kompania kineze Sinopharm. Në këtë mënyrë Hungaria bëhet i pari vend i Bashkimit Evropian që përfshin në programin e vaksinimit vaksinë nga Kina.

Nisjen e përdorimit të vaksinës së SInopharm e njoftoi kryeministri Viktor Orban, përmes një postimi në Facebook.

Hungaria miratoi më 29 janar përdorimin e vaksinës kineze për situata të emergjencës. Më pas qeveria e Orban nisi diskutimet për të marrë 5 milionë doza të vaksinave Sinopharm, të mjaftueshme për të mbuluar 2.5 milionë persona të vendit që numëron rreth 10 milionë banorë.

Vaksina e Sinopharm nuk është miratuar ende nga Agjencia Evropiane e Barnave.

Vendimi i qeverisë vjen si përpjekje për të parandaluar një valë të tretë të infeksionit teksa aktualisht po përjetohet viti i dytë i pandemisë.

Qeveria e Orban ka vendosur që t’u japë dritën jeshile, pa ndonjë rishikim shtesë, çdo lloj vaksine që është përdorur në të paktën 1 milionë persona deri më tani në rang botëror.

Vetë Orban ka qenë kritik ndaj qasjes së përdorur nga BE-ja për programin e vaksinimit duke u shprehur se “nuk mund t’i lërë hungarezët të vdesin thjesht sepse Brukseli lëviz ngadalë në marrjen e vaksinave”.

Lexoni gjithashtu:

COVID-19 në Evropë, presion që të hapen kufijtë, Holanda rihap shkollat

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026