Basha takime me aleatët, PD arrin marrëveshje me Mediun, Dukën, Shehin dhe Dulen

24 Shkurt 2021 | 14:26

Takime intensive në selinë e Partisë Demokratike, teksa sot është afati i fundit i regjistrimit të koalicioneve.

Sipas raportimeve më të fundit, kreu i demokratëve ka arritur marrëveshjen me Partinë Republikane të Fatmir Mediut, me Partinë Agrare Ambientaliste të Agron Dukës, me Lëvizjen për Zhvillim Kombëtar të Dashamir Shehit si dhe me Partinë Bashkim për të Drejtat e Njeriut të Vangjel Dules.

Ndërkaq, ka përfunduar takimi dhe është arritur marrëveshja me Partinë për Drejtësi dhe Unitet të Shpëtim Idrizit dhe me kreun e demokristianëve, Nard Ndoka.

25 shkurti është edhe afati i fundit që koalicionet parazgjedhore të regjistrohen në KQZ.

Koalicioni me numrin më të madh të partive në këto zgjedhje pritet të jetë ai i udhëhequr nga Partia Demokratike.

PD-ja dhe LSI-ja kanë parë si mënyrë të maksimalizimit të mirë të votës së qytetarëve daljen me dy lista në këto zgjedhje. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026