Çfarë ndodhi në Samitin e OSBE-së në Shkup, si ardhja e Lavrov shkaktoi përçarje

29 Nëntor 2023 | 10:17

Shkupi do të jetë nga 29 nëntori deri më 1 dhjetor mikpritës i 76 delegacioneve nga 57 vende anëtare të OSBE-së dhe partnerë në nivel të ministrave të jashtëm dhe përfaqësuesve të rangut të lartë nga organizatat ndërkombëtare ose më shumë se 1000 përfaqësues të delegacioneve dhe partnerëve të OSBE-së.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, kryetar i OSBE-së deklaroi se organizata po përballet me sfidat më të mëdha në historinë e saj, për shkak të mungesës së konsensusit.

“Në thelb ky Këshill Ministror është i jashtëzakonshëm, sepse për herë të parë, OSBE-ja po përballet me një nga sfidat më të mëdha në historinë e ekzistencës së saj si rezultat i agresionit ushtarak rus në Ukrainë, gjë që shkaktoi mungesë konsensusi, që është vendimtare për vendimarrjen në organizatë”, tha ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Konflikti Rusi-Ukrainë, dialogu Kosovë-Serbi, stabiliteti i paqes në rajon, ndryshimet klimatike, rinia dhe shoqëria civile do të jenë temat kryesore për të cilat do të diskutohet në Samitin OSBE-së në Shkup.

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë i ka dhënë leje avionit të ministrit të Jashtëm rus Sergeji Lavrov për të fluturuar mbi Bullgari. Ky vendim u mor pas kërkesës së Maqedonisë së Veriut, vendit që aktualisht ushtron detyrën e kryesuesit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Arsye për lejimin është  takimi i Këshillit të Ministrave të OSBE-së në Shkup. Leja është e përkohshme dhe e vlefshme vetëm për këtë fluturim. Me këtë fluturim ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov do të mund të marrë pjesë në Samitin e OSBE-së në Shkup.

Rusia është një nga 57 vendet anëtare të OSBE-së. Pas fillimit të konfliktit të armatosur Rusi-Ukrainë shumica e vendeve në Evropë  përfshirë Bullgarinë, kanë mbyllur hapësirën ajrore për avionët rusë, duke shprehur solidaritet me Ukrainën.

Ministri i jashtëm i Rusisë Sergej Lavrov tha për mediat ruse disa përfaqësues të vendeve perëndimore kanë kërkuar takime me të gjatë samitit në Shkup.

Zëvendësministri i punëve të jashtme të Rusisë Sergej Rjabkov tha se pala amerikane nuk ka kërkuar takim me shefin e diplomacisë ruse Sergej Lavrov në kuadër të Samitit të OSBE-së në Shkup.

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken do të marrë pjesë në mbledhjen ministrore të OSBE-së në Shkup ku do të flasë për rolin kryesor të Organizatës në promovimin e sigurisë së thelluar në rajon, ka deklaruar zëdhënësi i departamentit amerikan Methju Miler.

“Gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut, sekretari i shtetit do të angazhohet me kolegët nga OSBE-ja për riafirmimin e angazhimeve të fuqishme të SHBA-së në OSBE dhe misionit kryesor të organizatës që të promovojë siguri, stabilitet dhe bashkëpunim mes shteteve, me theks të posaçëm në të drejtat e njeriut dhe zgjidhjes së qetë të kontesteve”, ka thënë Miler.

Maqedonia e Veriut mori kryesimin e OSBE-së në janar të vitit 2023. Nën sloganin “Fjala është për njerëzit”, Kryesimi i Maqedonisë së Veriut i është përkushtuar sigurisë njerëzore në një epokë të pasigurisë dhe paqëndrueshmërisë rajonale dhe globale.

Ukraina, Letonia, Estonia dhe Lituania bënë të ditur sot se do të bojkotojnë takimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) që mbahet në Maqedoninë e Veriut këtë javë, për shkak të pjesëmarrjes të Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Kievi ishte pari që bëri të ditur se nuk do të çonte përfaqësuesin e tij në Shkup.

“Delegacioni ukrainas nuk do të marrë pjesë në takimin e OSBE-së në nivel ministrash të punëve të jashtme”, shkruante në një deklaratë në Facebook Oleh Nikolenko, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim

Letonia po heton vdekjen e gazetarit rus në mërgim Grigory Nekhoroshev, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë pasi ka konsumuar kërpudha helmuese. Nekhoroshev ka...
17:38 | 24/06/2026

Më afër se Hëna, një asteroid “krejtësisht i padëmshëm” së shpejti do të kalojë pranë Tokës

Asteroidi (152637) 1997 NC1 do të kalojë pranë Tokës pa rrezik të shtunën dhe do të jetë i dukshëm për vëzhguesit me ndihmën e një...
17:02 | 24/06/2026

Macja Larry në Britaninë e Madhe që ka përcjellë gjashtë kryeministra

Britania e Madhe ka ndërruar gjashtë kryeministra që nga viti 2011, por një banor i Downing Street ka mbetur i pandryshuar gjatë gjithë kësaj periudhe, macja Larry....
16:57 | 24/06/2026