Hetimi për trafik organesh, ministrja Gjonaj-homologut spanjoll: Ndiqeni me prioritet rastin Saimir Sula
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, gjatë një takimi online me homologun e saj spanjoll, ka kërkuar ndjekjen me prioritet të letër-porosisë drejtuar autoriteteve spanjolle për rastin e Saimir Sulës, të cilit dyshohet se i hoqën zemrën në një spital në Barcelonë.
Letër-porosia e autoriteteve shqiptare është nisur më datën 1 shkurt, por sot ka mbërritur në Spanjë.
Në përmbajtjen e saj, Ministria e Drejtësisë ka listuar disa kërkesa, mes të cilave dhe gjetjen e shkakut pse mungon zemra e Saimir Sulës.
Ndërkaq, Ministri i Drejtësisë i Spanjës garantoi për mbështetjen e tij në këtë kërkesë që lidhet me një ngjarje me ndjeshmëri të madhe humane dhe publike.
Vizita në Spitalin “Hospital Del Mar” për t’u testuar nëse ishte mbartës ose jo i COVID-19 rezultoi fatale për 32-vjeçarin Saimir Sula që prej pak muajsh kishte shkuar tek e motra, e cila prej vitesh jetonte në Spanjë.
Ky i fundit ka humbur jetën në maj të 2020-ës, ndërkohë që prej 9 tetorit një hetim i paprecedent po kryhet nga Prokuroria e Tiranës lidhur me një trafikim të mundshëm organesh. Regjistrimi i kësaj çështje ka ardhur pas kallëzimit të së motrës së 32-vjeçarit për mjekim të pakujdesshëm nga mjekët spanjoll.
Autopsia e dytë e bërë pas tërheqjes së trupit të pajetë të Saimir Sulës në Shqipëri nxori në pah një fakt tronditës për vetë hetuesit dhe familjarët e të ndjerit ku rezultoi se viktimës i mungonte zemra.
Lexoni gjithashtu:
32-vjeçarit i mungon zemra, Prokuroria e Tiranës nis hetime për ngjarjen në Spanjë
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë