Dita e Çlirimit, Begaj uron shqiptarët: Nderim përjetë atyre që na dhuruan lirinë

29 Nëntor 2023 | 11:58

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar shqiptarët për ditën e Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazi-fashistë.

Përmes një reagimi në Facebook, Begaj shpreh nderim për ata që me sakrificat e trimërinë e tyre na dhuruan lirinë.

Kujtojmë se ditën e sotme në varrezat e dëshmorëve në Tiranë, u mbajtën homazhe nga krerët më të lartë të shtetit, me rastin e ditës së Çlirimit.

Në homazhe morën pjesë presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, kryeparlamentarja Lindita Nikolla dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Më vonë edhe ish-presidenti dhe kreu aktual i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, zhvilloi homazhe në Varrezat e Dëshmorëve.

29 nëntori është shpallur festë kombëtare që nga viti 1997, që pas ardhjes së të majtëve në pushtet.

Kjo pasi të dhjathtët nuk e njohin këtë ditë dhe e festojnë çlirimin e Shqipërisë në 28 nëntor, në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Kujtojmë se ditën e djeshme Shqipëria festoi 111 vjetorin e Pavarësisë nga Perandoria Osmane, nga e cila sundohej prej rreth 500 vitesh.

Reagimi i Begajt:

Gëzuar Festën e Çlirimit Shqipëri!

Nderim përjetë atyrë që me guximin, trimërinë dhe sakrificën sublime na dhuruan lirinë!

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të mërkurë pritet të zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën...
18:48 | 24/06/2026

ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton

Shqipëria gjendet në periferi të valës së të nxehtit që ka goditur Europën, por sërish temperaturat maksimale dhe minimale janë të larta për muajin në...
18:02 | 24/06/2026

Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor

Rrebeshe të forta shiu kanë përfshirë pasditen e së mërkurës qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, duke sjellë vështirësi të përkohshme në qarkullimin rrugor. Reshjet,...
16:47 | 24/06/2026