“Koncerte hipokrite”, Erald Kapri: Ja pse erdhi Albin Kurti në Vlorë

28 Nëntor 2023 | 21:41

Historiani Erald Kapri i cilësoi hipokrite koncertet e organizuara nga bashkitë për festën e Pavarësisë.

Në emisionin Now në Euronews Albania, Kapri u shpreh se në këto momente shqiptarët kanë më shumë nevojë për reflektim se sa për festim.

Sipas tij, ardhja e papritur e Kurtit në Vlorë për Ditën e Pavarësisë është për protagonizëm.

“Mesa kuptova unë Kurti thjesht zbatoi protokollin në respekt të ditës së sotme që edhe kjo ha diskutim a është e vërtetë apo pak hipokrite, mesa duket edhe Kurti bën politikë. U kthye në qendër të vëmendjes dhe erdhi në Vlorë krah Ramës pasi Kurti e ka qejf vëmendjen mediatike siç bëri edhe në stadium. Erdhi e papritur, njoftoi një ditë më parë që do jem në Tiranë për 28 nëntor. Këto lloj festash me ca protokolle dhe koncerte janë kaq hipokrite që ngjajnë me një ‘fake’ patriotizëm i shërbejnë vetëm politikës së momentit. Në vetvete nuk shërbejnë për asgjë tjetër, ne kemi nevojë për të reflektuar më shumë se sa për të festuar. 111 vite më parë ishin vendi më i parëndësishëm dhe i varfër i Evropës dhe vazhdojmë të jemi”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026