Historiania: Europa është treguar mosmirënjohëse ndaj shqiptarëve

28 Nëntor 2023 | 21:26

Historiania Nevila Nika tha në emisionin Now në Euronews Albania se ky 111 vjetor i Pavarësisë nuk i gjen shqiptarët të bashkuar, që ishte ajo për të cilën luftuan dhe punuan ata burra që  ngritën flamurin në Vlorë.

Ajo theksoi se Evropa e kohës u tregua mosmirënjohëse ndaj shqiptarëve edhe pse ata me në krye Gjergj Kastriotin u bënë mburojë kundër osmanëve në Evropë.

“Ata që morën pjesë me armë në kryengritjet antiosmane, të gjithë ata që punuan në terren duke ndihmuar kishin ëndërruar që të katër vilajetet shqiptare të ishin një shtet. Kemi një ndarje, jo me dëshirën tonë, qenë fuqitë e mëdha që vendosën për ne me gjithë ndihmën e jashtëzakonshme që shqiptarët me në krye Gjergj Kastriotin i dhanë Evropës duke u bërë mburojë kundër depërtimit të osmanëve. Europa u tregua jashtëzakonisht mosmirënjohëse ndaj nesh, po ishin rrethana më të ndërlikuara. Por pjesa që mbeti jashtë Shqipërisë vazhdonte të ishte e pushtuar, vetëm ndërruan pushtuesit, ndarja ka qenë e gjatë dhe e dhunshme”, tha historiania.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026